Lajme

U vendosën në një rresht me Listën Serbe, LDK: Përpjekje e ulët për linçim publik dhe kërcënim politik

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 06 October 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas kritikave dhe përpjekjeve për të vendosur deputetët e saj në të njëjtin rresht me deputetët e Listës Serbe, duke e cilësuar një veprim të tillë si “përpjekje të ulët për linçim publik dhe kërcënim politik”.

Në reagimin e saj, LDK-ja ka theksuar se qëndrimi i saj është parimor dhe se partia nuk mund të shantazhohet përmes etiketimit apo kërcënimeve, pasi deputetët e saj nuk e votuan në lexim të parë Projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton Klankosova.tv.

“Mesazhi ynë është i qartë, LDK nuk shantazhohet. As me etiketime, as me kërcënime, as me përpjekje të tilla”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy