Lajme

U tha se fluturoi në Ankara, befas Erdogan shfaqet në Stamboll para mbështetësve

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 14 May 2023

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, i cili u raportua se ishte në kryeqytetin Ankara nga mediat shtetërore turke më herët gjatë ditës, ka bërë një paraqitje surprizë në Stamboll.

Ai përshëndeti mbështetësit teksa largohej nga rezidenca e tij në lagjen Uskudar të Stambollit, rapoton Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

Kur janë numëruar 93.67 për qind e votave, Erdogan ka fituar 49.63 për qind të votave. Ndërkaq rivali i tij, kemal kilicdaroglu ka marrë 44.63 për qind të votave.

-Advertisement-

Sipas këtyre rezultateve në Turqi do të ketë balotazh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera