Fokus

U përjashtua nga lista e LDK-së për kandidat për deputet, flet për Infokus Agim Veliu

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 04 December 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetët.

Ajo që bie në sy në listën e 120 deputetëve është mungesa e emrit të Agim Veliut. Një nga figurat më të vjetra të LDK-së qe ka bartur funksione të rëndësishme qysh nga koha e Ibrahim Rugovës.

Veliu i kontaktuar nga Infokusi, në lidhje me mungesën e tij në listën e kandidatëve për deputet nga LDK-ja tha se ende nuk është i informuar se pse mungon në këtë listë.

-Advertisement-

“Nuk kam ende informacion”, tha shkurtimisht Veliu për Infokusin.

Agim Veliu ka qenë ministër i Punëve të Brendshme në koalicionin “jetëshkurtër” të bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen në qeverinë Kurti 1, e qe ishte bërë mollë sherri që çoi deri në rrëzimin e qeverisë.

Albin Kurti e kishte rrëzuar qeverinë për shkak së Agim Veliu e kishte dhënë një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në kohën e pandemisë Covid 19.

“Situata në Kosovë është serioze, numri i të prekurve po rritet nga ora në orë dhe sigurisht institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet në mënyrë që të parandalojë këtë pandemi. Unë besoj personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat qofshin ato ekstreme, që të mbrohemi nga ky rrezik që ka përfshirë globin por edhe Kosovën”, ishte kjo deklarata e Veliut në atë kohë që dërgoi në shkarkimin e tij.

Pra lista është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie dhe se në listë janë zyrtarët me të lartë të kësaj partie, duke përfshirë kryetaret e komunave nga kjo parti.

Po ashtu vlen të theksohet se me ardhjen në krye të LDK-së të Lumir Abdixhikut, Agim Veliu nuk është më as pjesë e kryesisë së LDK-së dega e saj në Podujevë.

Këtë e kishte konfirmuar edhe vet Abdixhiku para pak kohësh .

“Me vendim të kryesisë, kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK është Ekrem Hyseni. Kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha kompetencat e degës dhe shtabit zgjedhor dhe të garës në Podujevë. Vendime të njëjta do të jenë pothuajse në secilën komunë. Kjo me qëllim të reformimit edhe të degëve. Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetar të komuëns së Podujevës, nuk ka të bëjë me individ”, kishte thënë Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera