Nesër në protestë, Jasharaj paralajmëron Kurtin e Nagavcin: Lutemi që të reflektojnë që të mos ndodhin më kurrë grevat e përgjithshme të 2022
Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 03 Dhjetor 2024
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK),, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një konferencë për media me fillim nga ora 11:00, shkruan Gazeta Infokus.
Pak para konference, Jasharaj i ka thënë Infokusit që do të bëjë vlerësimin e tij të këtij viti për sektorin e arsimit.
Jasharaj nuk kurseu edhe mesazhet drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit ku tha se nuk po kanë vullnet për të ecur tutje.
“Sot do të bëj në fillim një analize të përgjithshme pasi që në dhjetor këto institucionet sic bëjnë konferenca përmbyllëse, unë do ta japi një vlerësim të vitit, të sfidave të telasheve të mëdha karshi Sindikata që i ka bërë Qeveria gjithë këto sulme pastaj do të flasim edhe për agjendën e protestës së nesërme por do ta bëjë edhe një vlerësim të SBASHK-UT, jam i autorizuar për të dhënë një vlerësim se si ishte ky vit për ne cilat ishin sfidat problemet si dhe për qasjen e qeverisë sidomos të zonjës Ngavci ndaj SBASHK-ut një qasje tepër e gabuar dhe madje edhe armiqësore ndaj sindikatave sidomos ndaj SBASHK-ut”, tha Jasharaj për Infokus.
Madje Jasharaj i tha Infokusit se nëse nuk ka marrëveshje dhe plotësim të kërkesave, nuk i përjashtojnë grevat.
“Shpresojmë që edhe Qerveria po edhe zonja Nagavci të reflektojnë, veçmas çështjes së qasjes së gabuar dhe kundërshtuese e zonjës Nagavci ndaj kontratës pra si duket nuk ka vullnet për të negociuar dhe nënshkruar , pastaj ne do të raportojmë tek Këshilli drejtues, dhe i mbetet këshillit se çka tutje por në takimet që i kemi mbajtur deri më tani nuk kundërshtojmë veprimet e radhës të cilat i cakton vetë këshilli por nuk mund të përjashtohet edhe greva e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.”
Ai shpreson që qeveria të reflektojë e të mos ndodhin kurrë më grevat e përgjithshme të 2022, ku zgjatën plotë 5 javë.
“Unë kam uruar dhe jam lutur në takimet me mediat drejtuar lutjet të qeveria dhe zonja Nagavci të veprojnë të angazhohen dhe të reflektojnë që kurrë ma të mos ndodh në Kosovë shtatori i vitit 2022 me grevë e përgjithshme që zgjati 5 javë ë më shumë”, ka deklaruar Jasharaj para konferencë për media për Infokus.
Ndryshe nga SBASHK-u kanë paralajmëruar edhe një protestë për nesër ( e mërkurë), që do të fillojë para Ministrisë së Arsimit dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, e ku do të përfshijë rreth 2000 protestues nga sektori i arsimit, përfshirë çerdhet dhe universitetet.
Kujtojmë që gjatë 2022-ës, për rritje të pagave 1 shtatori i këtij viti nuk i solli nxënësit në bankat shkollore, pasi që grevat tashmë kishin hyrë në javën e parë të tyre.
Një muaj të tërë kërkesa e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, por i cili në vazhdimësi refuzonte takimin me kreun e kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.
Ky i fundit, u përball me sulme, kritika e akuza të shumta nga eksponentë të pushtetit, me arsyetimet se është i nxitur nga partitë opozitare për të shkaktuar kriza në arsim.
Një muaj të tërë, SBASHK-u që fajësonte Qeverinë se nuk po i merr parasysh kërkesat e tyre dhe ekzekutivi që akuzonte sindikalistët si të nxitur dhe të ndikuar nga politika.
Takimi shumëpritur mes kryeministrit Kurti dhe Jasharajt u mbajt më 13 shtator, por që nuk prodhoi ndonjë gjë të re, por vetëm vazhdim i akuzave dhe kritikave. Në fund të shtatorit, atëherë kur pavarësisht mos realizimit të kërkesave, SBASHK-u vendosi që ta ndërpresë grevën dhe që mësimi të fillojë nga 3 tetori. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...

































