Rozë

U përjashtua nga ‘BBV’/ Duro ‘piketon’ Roza Latin, mesazhi për ish-gruan

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 22 January 2024

Ish-lojtari i Kombëtares, Klodian Duro i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, ka folur sërish për ironinë, siç e quan ai, të bërë pas spektaklit në darkën me banorë e tjerë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Duro ‘piketoi’ Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje.

“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera