Lajme

U ndalua për kontroll nga policia, i gjenden armë e municion në veturë

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 14 November 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit, personi ishte arrestuar gjatë një kontrolli nga patrulla policore e ku i është gjetur një pushkë gjuetie, 56 copë fishekë, dy thika dhe dy radiolidhje për të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar.

“Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i  Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është  iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera