Sport

U mbajt aktiviteti i radhës me fëmijët që kanë ngecje në zhvillim

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 07 September 2018

Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar, sot, aktivitetin me fëmijët me nevoja të veçanta, në kuadër të projekteve të Grassroots, shkruan GazetaFokus.

Ky aktivitet u mbajt në stadiumin e KF ‘Ramiz Sadiku’, ku fëmijët nën mbikqyrjen e trajnerëve u argëtuan me lojën e futbollit, por edhe me lojëra tjera të ndryshme.

Ky aktivitet u organizua nën mbikëqyrjen e menaxheres së ‘Grassroots’-it në FFK, Sanije Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi është obligim që fëmijëve me ngecje në zhvillim t’i kushtojmë vëmendje dhe t’i bëjmë që të ndihen të barabartë me fëmijët e tjerë dhe njëherësh ta kenë mundësinë që ta ndjejnë kënaqësinë që të jep loja e futbollit. Si zakonisht në fund të këtij aktiviteti dy orësh, për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua drekë e përbashkët. /GazetaFokus

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera