Lajme

​U diskutua drafti fillestar për largimin e kryetarëve në veri, takimi i dytë mbahet të mërkurën

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 09 August 2023

Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve të komunave verore ka mbajtur sot takimin e parë.

Kryesuesi i këtij grupi, Besim Myrtezani, tha për KosovaPress, se në këtë takim është diskutuar drafti fillestar.

Ai bëri të ditur se takimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën derisa shtoi se udhëzimi administrativ në tërësi do të jetë gati me 1 shtator.

-Advertisement-

Përmbyllja e tij i hap rrugë hapave për peticionin për largimin e kryetarëve që kërkon nënshkrimin e 20% të votuesve në komunë.

Në këtë grup punues bëjnë pjesë përfaqësues nga Presidenca, Qeveria dhe shoqëria civile.

Një javë më parë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat veriore të vendit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera