Lajme

U arrestua si 16-vjeçare, Salihe Salihu: Na u ndalua shkollimi dhe u izoluam nga shoqëria

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 15 February 2023

Salihe Salihu, ish e burgosura politike, ka folur për përjetimet e saj gjatë kohës kur ishte burgosur si e mitur nga regjimi serb.

Salihu tregon historinë e saj në emisionin Pressing në T7, ku ndër të tjera tregon se ishte izoluar nga shoqëria e saj dhe të afërmit.

“Unë isha e mitur kur u arrestova për herë të parë. Ishte viti 1983. Isha diku 16 vjecare dhe na zunë si anëtare të shoqatës “Shote Galica”. Neve na izoluan. Ishte e vështirë. Askush nuk guxonte të na takonte. Shoqëria nuk guxonte për shkak të faktit se pastaj merreshin në pyetje se pse na takonin dhe lindnin dyshime të tjera”, thotë ajo.

-Advertisement-

“Kemi qenë dy shkolla të mesme në Ferizaj. 1shi dhe 2shi u bëmë bashkë dhe u organizuam në frymën “Demaçiane” e quaj kështu. Pasi kështu jemi edukuar”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera