Lajme

U aksidentua në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një grua në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 29 December 2022

Një grua ka vdekur të mërkurën në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti i ndodhur me datën 22 dhjetor në Preoc, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Preoc, 22.12.2022 – 09:55. Me datën 28.12.2022 është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera