Twitter-i do të lehtësojë një rregullore që ndalonte reklamat politike

Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 05 January 2023
Twitter-i njoftoi se do të lehtësojë një politikë 3-vjeçare që ndalonte reklamat politike në këtë platformë të medias sociale.
Ky është ndryshimi më i fundit i ndërmarrë nga Elon Musk, teksa përpiqet të grumbullojë të ardhura pas blerjes së kompanisë vitin e kaluar.
Kompania postoi të martën vonë në Twitter se po lehtëson politikat për reklamat mbi çështje të rëndësishme në SHBA.
“Ne po planifikojmë gjithashtu të zgjerojmë gamën e reklamave politike që do të lejojmë, në javët e ardhshme”, shkruante kompania në llogarinë e saj në Twitter.
Twitter-i ndaloi të gjitha reklamat politike në vitin 2019, duke reaguar ndaj shqetësimit në rritje për përhapjen e dezinformatave në mediat sociale.
Drejtori ekzekutiv i atëhershëm i kompanisë, Jack Dorsey tha në atë kohë se reklamat në internet janë të fuqishme dhe efektive për reklamuesit komercialë, por kjo fuqi sipas tij “sjell rreziqe të mëdha për politikën dhe mund të përdoret për të ndikuar tek votat”.
Lëvizja e fundit duket se përfaqëson një shkëputje nga ajo politikë, e cila kishte ndaluar reklamat e kandidatëve, partive politike, zyrtarëve të zgjedhur ose të emëruar qeveritarë.
Reklamat politike përbënin një pjesë të vogël të të ardhurave të përgjithshme të Twitter-it. Shpenzimet totale për zgjedhjet për në Kongres, të vitit 2018 ishin më pak se 3 milionë dollarë.
Duke iu referuar ndryshimit të politikës mbi reklamat, Twitter-i tha se “reklamimi i një çështjeje mund të lehtësojë diskutimet publike rreth temave të rëndësishme” dhe se ndryshimi do të përafrojë politikën e reklamave të platformës me ato të “televizioneve dhe organeve të tjera mediatike”. Kompania nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje.
Në mars të vitit 2021 kompania Facebook bëri një lëvizje të ngjashme për reklamat politike dhe sociale, duke hequr kufizimet e vendosura pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Zoti Musk e cilëson veten si një luftëtar të fjalës së lirë dhe e bleu Twitter-in sepse me sa duket besonte se kompania nuk po e përmbushte potencialin e saj si një platformë e fjalës së lirë. Por miliarderi i Teslës është detyruar të bëjë shkurtime të mëdha të kostove dhe po përpiqet të gjejë më shumë burime të ardhurash për të justifikuar blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitter-it.
Të tjera
-
Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë a...
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...