Auto&Tech

Turqit prezantojnë makinën e tyre të parë fluturuese

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 07 August 2019

Selcuk Bayraktar, drejtori i prodhuesit të dronëve Baykar, paralajmëroi prototipin e makinës fluturuese, e cila do të jetë projekti i parë i këtij lloji në Turqi.

Ai tha se kompania ka punuar për tetë muaj në vizatimin teknik, modelim, testim, detaje dhe prodhimin e prototipit.

Makina fluturuese Cezeri është planifikuar të përfundojë në shtator, dhe mund të zbulohet në Teknofest, festivali më i madh i teknologjisë së Turqisë, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Makina është emëruar sipas inxhinierit të famshëm Al-Jazari, i cili jetoi midis viteve 1136 dhe 1206.

Bayraktar gjithashtu nisi një studim për të zgjedhur një nga katër ngjyrat për makinën fluturuese.

Kompania Baykar u themelua në vitin 1984 dhe prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme avionësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera