Sport

Turqit po ‘çmenden’ pas Muriqit, shikoni komentet e fundit që ka marrë ylli i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 26 January 2020

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi e ka nisur për mrekulli edhe vitin 2020 në futbollin turk, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi realizoi gol edhe mbrëmë ne fitoren e Fenerbahces 2-0 ndaj Basaksehirti.

Prizrenasi sot ka publikuar disa fotografi në rrjetin social ‘Twiter’ nga ndeshja e mbrëmshëm dhe nuk kanë munguar komentet e shumta për të.

-Advertisement-

“Të dua shumë”, “Mbret”, “Vëllau im” ishin disa nga komentet më të shpeshta nga tifozët e ekipit turk, Fenerbahçe.

Ndryshe, forma e mirë nëpër të cilën po kalon Muriqi është padyshim lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës, që në muajin mars luan ndeshjen e Play-Offit të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë Veriore./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera