“Trumpi” holandez fiton zgjedhjet: Shokon Holanda, triumfon populisti anti-islam!

Autori: Gazeta inFokus
13:37 | 23 November 2023
Populisti i ekstremit të djathtë, Geert Wilders shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të Holandës, jehona e së cilës është përcjellë nga të gjithë mediat e mëdha nëpër botë.
Rezultati i votimeve nënkupton se Wilders, një anti-islamik i bindur, do të drejtojë tani bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës, e ndoshta dhe të kthehet në kryeministrin e parë të djathtë në një kohë trazirash politike në pjesën më të madhe të kontinentit. Për të përmbushur megjithatë zotimin e tij se do të jetë “një kryeministër për të gjithë”, atij do t`i duhet të bindë edhe partitë e tjera të bashkohen në koalicion me të.
Objektivi i 60-vjeçarit është të sigurojë 76 nga 150 vendet e parlamentit holandez, por kjo nuk është një sipërmarrje e lehtë pasi partitë kryesore në vend ngurrojnë t`i bashkojnë forcat me të.
“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për ne. Siç e kam thënë edhe më herët, nëse bëhem kryeministër do të je mi tillë për të gjithë popullin holandez, pavarësisht se kush janë, pavarësisht gjinisë apo besimit, pavarësisht se nga vijnë. Do të jem udhëheqës për të gjithë”, u shpreh Geert Wilders.
Pas 25 vitesh në parlament, Partia e tij e Lirisë ka siguruar 37 vende në parlamente, më shumë se dyfishi i vendeve të fituara në zgjedhjet e fundit ndërsa ka lënë shumë prapa rivalin e vet më të ngushtë, një aleancë të krahut të majtë. Wilders shfrytëzoi zhgënjimin e përhapur ndaj emigracionit dhe premtoi “kufij të mbyllur”, ndërsa u frenua ndërkohë nga zotimi i vet të ndaluar Kuranin.
Teksa ende pritet shpallja e rezultatit zyrtar, politikani veteran është uruar tashmë nga kundërshtarët për fitoren, e cila pritet të shkaktojë jo pak tronditje në Europë. Liderë nacionalistë e të ekstremit të djathtë në kontinentin e vjetër nxituan ta lëvdojnë këtë arritje të tij.
Në Francë, liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen deklaroi se ky triumf i Wildersit të etiketuar si varianti holandez i Donald Trumpit, konfirmon rritjen e mbështetjes për atë që ajo e quajti “mbrojtje të identiteteve kombëtare”.

Të tjera
-
Koci para Kuvendit: Bashkohuni t’ua mbyllim derën deputetëve deri sa të arrijnë një marrëveshje
Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar një protestë simbolike para Kuvendit të...
-
Murati: Gjashtë muaj nënat lehona marrin 70% të pagës, për tre muaj të tjerë do të marrin nga 390.5 euro nga qeveria
Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për përcaktimin e pagës mesat...
-
Vdes një kosovar në Austri, dyshohet se ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike
Vdes një kosovar në Austri, dyshohet se ra në kontakt me tensionin e lartë të...
-
Vllajiq e pranoi fajësinë për spiunazh, Prokuroria propozon dënim deri në 5 vjet burg
Aleksander Vllajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale të spiunazhit dhe ...
-
Kush është agjenti i BIA-s me nofkën “snajper” që e pranoi sot fajësinë?
Aleksandar Vlajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale “spiunazh” dhe “arm...
-
Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh
Aleksandar Vlajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale “spiunazh” dhe “arm...
-
Një muaj paraburgim për 22 të dyshuarit për trafikim me drogë në rastin e hetuar me ndihmën e EUROPOL-it
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të...
-
Vizitë e paparashikueshme, Merz takohet me Trump në Zyrën Ovale
Entuziazmi për miken e madhe, SHBA me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Ba...
-
Dy shoqata nga Bosnja i dërgojnë letër presidentes Osmani
Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërguar letër ...
-
Kriza e Kosovës edhe nëpër media të huaja: Kurti s’e ka shumicën, opozita e paaftë të dalë me kandidat për ta zëvendësuar
Pothuajse katër muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit që nuk sollën...
-
Balje konfirmon ofertën për vend pune në Shkup: Më kontaktoi një mik i Izet Mexhitit
Deputetja Duda Balje ka konfirmuar se i është ofruar posti i profesoreshës në...
-
Liberalizimit i tregut të energjisë, Peci: Kjo politikë po e kthen Kosovën në një model ekonomik të Jugosllavisë
Drejtor i KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë për të ...