Trump: ShBA së shpejti me vaksinë kundër Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 02 July 2020
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të dalë së shpejti me një vaksinë kundër coronavirusit, duke thënë se tre kërkues të tyre “duken vërtet, vërtet mirë”.“Mendojmë se do ta kemi shpejt”, njofton Insajderi.
Ky deklarim i tij vjen në kohën kur numri i të infektuarve me coronavirus brenda një dite në SHBA ka kaluar 50,000 për herë të parë.Kjo duket se ka ndryshuar edhe qëndrimin e presidentit Trump, në lidhje me maskat mbrojtëse.
“Mendoj se maskat janë të mira”, tha Trump për Fox Business.“Njerëzit më kanë parë me maskë”, shtoi ai.
Trump është kritikuar për mos mbajtjen e maskës, por, me rritjen e numrit të rasteve në ditët e fundit, ai tha: “Nëse do të isha në një situatë të ngushtë me njerëz, unë do të vendosja absolutisht”.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me coronavirus: mbi 2.7 milionë, përkatësisht mbi 128,000.Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 10.7 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 517,000 kanë vdekur dhe mbi 5.5 milionë janë shëruar.Javën e kaluar, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton coronavirusi.
Të tjera
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...