Lajme

Tronditet Kievi, rrëzohet një helikopter, ka viktima

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 18 January 2023

Një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në Brovary, në rajonin e Kievit, pas së cilës shpërtheu një zjarr mëngjesin e sotëm.

MPB-ja ka bërë të ditur se helikopteri që u rrëzua ishte ukrainas dhe se aktualisht bëhet e ditur se janë pesë viktima.

Ka dyshime se helikopteri mund të jetë rrëzuar gabimisht nga sistemi ukrainas kundërajëror duke dyshuar se ishte helikopter rus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera