Sport

Tronditet bota e futbollit ndërron jetë futbollisti i Atletico Madridit

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 28 March 2020

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur së fundmi Atletico Madridin dhe jo vetëm këtë klub, por gjithë botën e futbollin.

Ka ndërruar jetë futbollisti i të rinjve të Atleticos, Christian Minchola, në moshë shumë të re 14 vjeç. Lojtari në fjalë luante për të rinjtë e Atleticos, Infantil C dhe klubi madrilen ka njoftuar ditën e sotme se ai ka ndërruar jetë. Një ngjarje që ka tronditur të gjithë në klub, me shkaqet e vdekjes që nuk dihen ende.

Të gjithë nga klubi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e 14-vjeçarit, në këtë moment shumë të vështirë me të cilin ata duhet të përballen.

-Advertisement-

“Ne jemi të tronditur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atletico Madrid dhe e gjithë familja jonë do të jenë pranë familjes dhe miqve të Christianit në këto momente dhimbjeje.”, u shpreh presidenti i Atleticos, Enrique Serezo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera