Kuzhina

Troftë pikante në salcë: Drekë e mrekullueshme për të gjithë familjen

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 02 January 2022

Mund të jetë një peshk tjetër sipas zgjedhjes suaj, çdo peshk lumi, deti apo liqeni

Përbërësit:

– 1 troftë rreth 800 gramë
2 speca djegës të freskët jeshil,
– 3 thelpinj hudhre,
– 1 lugë gjelle gjalpë,
– 1 lugë miell,
– 1 limon,
– 1 qepë,
– disa pika salcë tabasko,
– 200 gramë oriz,
– majdanoz,
– vaj ulliri,
– kripë,
– piper të zi të bluar.

-Advertisement-

Përgatitja:

Qepën dhe specin të prerë në copa i hedhim në blender, i shtojmë thelpinjtë e hudhrës, salcën tabasko, lëngun e limonit, kripën, piperin, shtojmë 1 – 2 lugë vaj ulliri dhe përbërësit e përzier.

I heqim luspat peshkut. Presim peshkun nga të dyja anët në disa vende.

I shtojmë kripë dhe piper brenda dhe jashtë. Më pas e rrokullisim në miell.

Hedhim vaj ulliri në tepsi, shtojmë gjalpë dhe vendosni peshkun në yndyrën e nxehur të skuqet në shporet. E rrotullojmë peshkun gjatë skuqjes.

Kur të jetë skuqur, masën e përzier e aplikojmë në njërën anë të peshkut. Pas disa minutash skuqjeje, e heqim tepsinë nga shporeti. Enën e servirjes së peshkut e zbukurojmë me gjethe radhiqe. Më pas e shërbejmë peshkun në një pjatë.

Prisni imët majdanozin, shtoni në gjellë me orizin e gatuar paraprakisht dhe përzieni. Pranë peshkut nga njëra anë shërbejmë orizin. Dekoroni peshkun me rrathë limoni dhe degë majdanozi. Përfundoni dekorimin me domate qershi të kuqe dhe speca djegës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera