Rozë

Trixa i thotë “të dua” dhe e puth, Donaldi ia kthen: “e mora vesh”

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 31 December 2021

Donaldi dhe Beatrix e kanë kaluar pasditen e djeshme duke kënduar e kërcyer të ulur në oborr, teksa në sfond ishin vendosur këngë labe. Teksa këndonin, Beatrix u shpreh se ndihet e lumtur që edhe Donaldi është i lumtur.

“Po e shijoj, lumturia jote është dhe lumturia ime. Të dua”, i tha Beatrix dhe i dhuroi një puthje. Por teksa mendonim që edhe Donaldi t’i thonte të paktën “Edhe unë të dua”, në fakt përgjigja e tij nuk pritej.
“E mora vesh”, i tha ai Beatrixës dhe i kërkoi të vazhdonte kërcimin.

Kujtojmë që së fundmi çifti ka pasur shumë përplasje. Beatrix ka akuzuar Donaldin se nuk i kushton më vëmendje si në fillim ndërsa Donaldi duket shumë i tensionuar kohët e fundit pas debateve me Ilirin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera