Lajme

Tri*tol në derën e një lokali në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 30 September 2026

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë në Durrës, fatmirësisht vetëm me dëme materiale. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 05:00 në sektor Fllakë.
Policia shton se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet po vijojnë hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve.
‘Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve‘, njofton policia, raporton Euronews Albania.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy