Tri vetura e para të gatshme në bankë, ja sa është pasuria e Bekim Jasharit (Dokumente)
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 07 June 2019
Kryetari i Skënderajit, Bekim Jashari ka deklaruar goxha pasuri në raportimin në Agjencinë Kundër Korrupsionin.
Jashari në këtë deklarim ka treguar se ka në bashkëpronësi një shtëpi me sipërfaqe 900 metra katrorë, të cilës nuk ia ka bërë të ditur vlerën.
Vlerën, Jashari nuk ia ka treguar se një toke me sipërfaqe 18 hektarë, e cila gjithashtu është në bashkëpronësi.
Megjithatë, i pari i Skënderajt vlerën ia ka treguar një prone të paluajtshme të cilën në bashkëpronësi e ka privatizuar për 99 vjet.
Në këtë pronë që vlenë 12 mijë e 125 euro, Jashari ka 20 për qind të aksioneve.
Djali i heroit Hamëz Jashari, po del të jetë merakli i veturave.
Ai ka deklaruar se posedon tri vetura, vlera totale e të cilave është 66 mijë euro.
E 50 për qind të aksioneve, Jashari i ka në kompaninë “Premium Group Kosova”, që ka vlerë 250 mijë euro.
Shuma e parave që ai posedon në tri banka të ndryshme në Kosovë, është 61 mijë e 872 euro.
Të hyra vjetore nga paga si kryetar i Komunës, Jashari ka deklaruar 14 mijë e 831 euro.
Nga një qera në Skënderaj, ku ai i ka 20 për qind të aksioneve, ka treguar se merr plot 27 mijë e 960 euro. /Gazeta inFokus
Këtu mund t’i gjeni të dhënat e detajuara për pasurinë e Bekim Jashari: Bekim-Jashari

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...

































