Ekonomi

Tregtia e ndërtimtaria, profesionet e zakonshme të kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 19 March 2018

Afër 360 persona janë punësuar në katër muajt e fundit të vitit të kalua në tërë vendin. Tregtia, ndërtimtaria, prodhimi dhe arsimi punësonin ishin sektorët ku u punësuan më shumë se gjysma e këtyre personave.

Këto sektorë po del të jenë sektorët kryesorë, ku banorët e vendit më të varfër në rajon gjejnë punë më lehtë, shkruan Infokusi.com.

“Tregtia punësonte 15.1%, duke vazhduar me ndërtimtarinë 13.1%, prodhimin 12.1% dhe arsimi 10.1 % të personave të punësuar në Kosovë”.

-Advertisement-

Krejt kjo në bazë të “Anketës së Fuqisë Punëtore”, që ka publikuar të hënën Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në bazë të këtij raporti, punëdhënës kryesorë për femrat mbeten arsimi, kujdesi shëndetësor dhe tregtia. Por, jo edhe për meshkujt.

“Ndërtimtaria, tregtia dhe prodhimi janë sektorët më të zakonshëm të punësimit për meshkujt (duke punësuar 45.2 % të meshkujve të punësuar”,thekson më tej anketa.

Gjersa sektorët ku kosovarët më së paku janë të punësuar janë aktivitetet me prona të paluajtshme dhe Minierat e xehroret./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy