Tre vjet të VV’së në pushtet, Azemi i LDK’së ia numëron “dështimet në çdo fushë” Qeverisë Kurti
Autori: Gazeta inFokus
16:44 | 14 Shkurt 2024
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se tri vjet në krye me Vetëvendosjen në qeverisje janë tri vjet mashtrim e zhgënjim.
Ai tha se ajo çka bëri Qeveria Kurti në këto tri vjet është lëkundja e themeleve të shtetit, duke dëmtuar Kosovën, sipas tij, në dialogun me Serbinë e politikën e jashtme.
Ndërkaq, ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, iu referua si “prodhuese skandalesh”.
“Tre vite më parë triumfoi populizmi. Ashtu siç edhe pritej, vullnetin qytetar e përmbysën e vendin e thelluan në krizë. Lëkundën themelet e shtetit duke rrezikuar gjithë atë që u ndërtua me vite e dekada, përfshirë dhe raportet e shëndosha dhe jetike me miqtë tanë. Herë me veprime të njëanshme e pastaj me koncesione të dëmshme, dëmtuan pozicionin e Kosovës në dialog e në politikë të jashtme. Në krye të diplomacisë vendosën dhe mbajtën një prodhuese skandalesh, gjersa vendit për tre vjet s’i erdhi asnjë njohje”.
Azemi thotë se pushteti aktual solli sanksionet që përkeqësuan ekonominë dhe e akuzoi për manipulim me shifra – një akuzë që LDK ia bën vazhdimisht Vetëvendosjes.
“Kur do të duhej të punohej për një Kosovë të fuqizuar ndërkombëtarisht, ky pushtet solli sanksione nga papjekuria e paaftësia. Masa ndëshkuese që përveç dëmit politik dhe pasojave gjeostrategjike, vendit i sollën edhe humbje ekonomike. Ekonomia e Kosovës, edhe ashtu përtokë, është përkeqësuar edhe më shumë, ndërsa nivelin e dobët dhe mungesën e zhvillimit në këtë fushë këta qeveritarë janë përpjekur ta kamuflojnë me manipulime shifrash”.
“Një pushtet që premtoi ligj e drejtësi por shënoi rekorde me shkeljen e Kushtetutës, kurse Gjykatës Kushtetuese i shpallën luftë nga i pari deri te i fundit. Krahas tentimit për të kapur çdo institucion të drejtësisë, gjithë ekzekutivi u vu në mbrojtje të keqpërdoruesve si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi. Duke mbrojtur këta njerëz të aferave që përdoren shtetin për përfitime nga tregtia me energji, qytetarëve iu shtrenjtua rryma dy herë e asnjë veprim nuk u ndërmor për stabilitet në këtë sektor”.
Azemi thotë se gjendjen e shëndetësisë e shpjegojnë më së miri “pamjet në gjendje të tmerrshme nëpër klinika të QKUK-së e listat dhe pritjes së pafundme”.
“Kurse për arsimin alarmin e jep më së miri renditja e Kosovës në fund të listës në testin PISA dhe ato 6-7 çerdhe të filluara nga mbi 100 të premtuara, e që në disa janë pezulluar punimet. Dështime e dështime. Në çdo fushë. Mungesë plani, mungesë zhvillimi. Pushtet pa dije, pushtet i dobët. Qeverisje e keqe, qeverisje e dëmshme. 3 vite mashtrim, 3 vite zhgënjim. Tashmë është e qartë se Rruga e Re është rruga e vetme, e koha jonë po vjen!”.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























