Lajme

Tre të vrạrë e katër të plạgosur nga sulmị me thịkë në Gjermani, autori në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 24 August 2024

Policia në Gjermani tha se tre veta u vranë dhe katër të tjerë u plagosën rëndë në një sulm të premten në një festival në qytetin perëndimor gjerman, Solingen.

Policia tha se autori është në arrati, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa, e cila citoi burime të policore të kenë thënë se sulmi është kryer me thikë. Sulmi ndodhi në sheshin qendror, Fronhof.

Kryebashkiaku Tim Kurzbach tha në një postim në Facebook se “këtë mbrëmje, ne në Solingen jemi të gjithë të tronditur. Të gjithë donim të festonim së bashku përvjetorin e qytetit tonë dhe tani kemi të vdekur dhe të plagosur për të vajtuar”.

-Advertisement-

“Festivali i Diversitetit”, që shënon 650-vjetorin e qytetit, filloi të premten dhe ishte menduar të zgjaste deri të dielën, me disa skena në rrugët qendrore që ofrojnë atraksione të tilla si muzikë, kabare dhe akrobaci.

Solingeni ka rreth 160,000 banorë dhe ndodhet pranë qyteteve më të mëdha të Këlnit dhe Duseldorfit./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera