Lajme

Tre punëtor rezultojnë pozitiv me Covid-19, pezullohet puna në një spital në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 21 October 2020

Qendra e Mjekësisë Familjare në komunën e Kamenicës e cila gjendet në qendër të qytetit ka pezulluar punën kjo sepse tre punëtore kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Kështu është bërë e ditur në në njoftim nga Komuna e Kamenicës, shkruan Gazeta inFokus.

“Komuna e Kamenicës njofton qytetarët që pezullohet përkohësisht puna në QMF-Qendër (tek Kisha) në Kamenicë. Pezullimi i punës është bërë për shkak se tre punëtore në këtë QMF kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe stafi tjetër pritet të testohet gjatë ditës. Udhëzohen të gjithë pacientët e kësaj QMF që vizitat mjekësore t’i realizojnë në QKMF-Kamenicë. Falemnderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera