Tre kandidatë shqiptarë garojnë në zgjedhjet komunale në Slloveni

Autori: Gazeta inFokus
19:23 | 11 November 2022
Më 20 nëntor në Slloveni do të mbahen zgjedhjet komunale ku për asamble komunale do të garojnë edhe tre shqiptarë nga Kosova.
Në Info Plus, në RTK, Flurina Ahmetaj dhe Egzon Shabani elaboruan synimet dhe programet e tyre në komunat ku ata jetojnë në të mire të komunitetit shqiptar, të cilit i përkasin, por edhe më gjerë.
Flurina Ametaj, kandidate për asamble nga radhët e Lëvizjes ‘Svoboda’ ne qytetin Celje në Slloveni, theksoi se kurrë me parë nuk ka qenë e interesuar për politikë, por më shumë, siç shpjegoi ajo, çështjet e mjedisit.
Tutje ajo njoftoi se ka studiuar shkencat sociale në Universitetin e Lubjanës.
“Gjithmonë kam pasur dëshirë t’ju ndihmoj të rinjve dhe shqiptarëve që vijnë këtu dhe që kanë nevojë për mbështetje dhe që këtu mora nismën për t’u inkuadruar në politikë dhe u anëtarësova në partinë ‘SVOBODA’ në Celje”, deklaroi në Info Plus, RTK.
Veç kësaj, ajo bëri të ditur se është edhe kryetare e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Celje, ku bëjnë aktivitete të ndryshme kulturore e arsimore për shqiptarët atje e në veçanti për fëmijët shqiptarë.
Ajo premtoi se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të shqiptarëve atje, sidomos në fuqizimin e gruas shqiptare.
“Me zgjedhjen time si asambleiste në komunën e Celjes, jam e bindur se çështjet që na dalin përpara do t’i zgjidhim më me sukses dhe do të avancohemi në një nivel më të lart si komunitet shqiptar në formë institucionale”, tha Flurina Ahmetaj, kandidate për asamble komunale në Celje të Sllovenisë.
Ndërkaq kandidati tjetër shqiptar, Egzon Shabanin, nga partia SDS (Slovenska Dekomkratska Stranka), i cili garon gjithashtu për asamble në komunën e Novo Goricës, bëri të ditur se ai ka marrë këtë hap me insistimi e shqiptarëve ku ai jeton e vepron.
Më tej ai bëri të njohur faktin se është kandidati i parë shqiptar që garon në këtë komunë, ku, sipas tij, gravitojnë rreth 3500 shqiptarë, por që nuk kanë të drejtë vote që të gjithë
“Shpresoj të jem zëri i shqiptarëve që jetojnë në Novo Goricë pas datës 20 nëntor” deklaroi Shabani në Info Plus, RTK.
Në fund, duke ftuar bashkatdhetarët shqiptarë, të cilët jetojnë e veprojnë atje, theksuan prioritetet që do të angazhohen ata, si: çështja e mjedisit, pastaj integrimi sa më i shpejtë të komuniteteve të huaja në Slloveni.

Të tjera
-
Shefi i NATO-s, Osmanit: Presidentja ime e preferuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evro...
-
OVL e UÇK-së dënon vandalizimin e posterit të Komandant Lleshit në Bujanoc, kërkon presion ndërkombëtar mbi Serbinë
Organizata e OVL-së së UÇK-së e ka dënuar fuqishëm aktin që ka ndodhur në kom...
-
IPK i rekomandon policisë suspendimi e një zyrtareje të Ferizajt për lëndim të lehtë trupor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës...
-
Turqia ka zbuluar rezerva të reja gazi natyror në Detin e Zi, thotë Erdogan
Turqia ka zbuluar një rezervë të re prej 75 miliardë metrash kub (bcm) gaz na...
-
“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!
Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për ...
-
Raportuesi për Serbinë angazhohet për njohjet e Kosovës – flet Terras
Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cil...
-
Bekim Jashari: Sot përkujtuam 26 vjetorin e çlirimit të fshatit Shqiponjë
Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledh...
-
Trumpi thotë se të hënën do të telefonojë Putinin e Zelenskyn për të negociuar një armëpushim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ...
-
Osmani takohet me kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, ...
-
Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih D...
-
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për borxhe: Po na injorojnë, kanë negociuar marrëveshje me kompani private
Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me ...
-
Hoxha – Ramës: E ke bo bërllog kryetar, e ke njollosë Prishtinën edhe respektin për arkitektin
Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje ...