Macron: Në dy vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian

Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 17 May 2025
Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.
Macron u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë forum që të investonin në Shqipëri, pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Evropian, shkruan Euronews Albania.
Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse kryeministri Edi Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që mori, Shqipëria do të shkojë drejt BE-së brenda dy viteve.
Macron shtoi se ky proces do të mbështetet fort nga Franca dhe Gjermania.
“Është jashtëzakonisht mirë t’ju kesh në Evropë. E di që vini nga pjesë të ndryshme të botës, dhe ky është një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Në këtë botë, mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla, dhe jam shumë i lumtur që jeni këtu. Përtej shakave që bëj me kryeministrin Edi Rama, këtu në Shqipëri keni qartësisht një pikë hyrëse të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë. Shqipëria është një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Evropë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk po flas vetëm sepse është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, dhe dua t’ju siguroj se ne, si evropianë, do të japim rezultate. Tashmë kemi një linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë dhe do të bëjmë maksimumin për të realizuar agjendën që kemi diskutuar. Ju lutem, investoni në Evropë, besoni në Evropën e fortë që po ndërtojmë, sepse kemi nevojë për besimin tuaj dhe investimet tuaja. Kjo do të na ndihmojë të realizojmë këtë agjendë të ambicioshme, e cila është e duhur jo vetëm për evropianët, por edhe për rajonet e tjera, për të krijuar sa më shumë stabilitet”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum.

Të tjera
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...
-
Mediat raportuan se Trump e ndali vrasjen e Khameneit nga Izraeli, Netanyahu: Ka shumë raportime të rrejshme
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë një plan të izraelitëve për ...