Sahatçiu pasi priti Macronin: Projektin për shkollën e kodimit që më mbeti pezull në Prishtinë, e realizova në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 17 May 2025
Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, tha se një projekt që e kishte nisur në Prishtinë e i kishte mbetur pezull pasi koalicioni me LDK-në u prish, e ka realizuar në Tiranë.
Ajo dje ia ka prezantuar presidentit të Francës Emmanuel Macron projektin, të cilin tha se e ka udhëhequr, e ndërtimit të shkollës së partë të lartë të kodimit në Tiranë.
“Me emocione të përzime e ndjenjë të madhe përgjegjësie, e mora përsipër me ndërtu e me udhëheqë 42 Tirana – shkollën e parë të lartë të kodimit me mësim jotradicional në rajon. Vazhdim i një misioni që e kam nisë dikur – në një kontekst të ri, në shtëpinë teme të re, por prapë për shqiptarët”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Sahatçiu se me këtë shkollë Tirana u bë pjesë e familjes globale të 42-shit – 55 kampuse në botë që e sfidojnë mënyrën tradicionale të mësimit.
Postimi i saj i plotë:
Jeta ka një mënyrë të vetën me i çu deri në fund rrugëtimet që mbesin përgjysmë …
Në Prishtinë, një prej kapitujve më domethanës të udhëtimit dyvjeçar në qeverisje ka qenë angazhimi me gjithë zemër me e mundësu hapjen e shkollës 42 në Prishtinë – një projekt që, ndonëse mbeti pezull padrejtësisht pas dy viteve punë, gjithmonë ka qenë një vizion që e kam dashtë me e pa të realizume. Një përpjekje e nisun prej besimi – në fuqinë e edukimit, në teknologjinë si mundësi, e në çka 42 mundet me u dhanë të rinjve tanë.
Një vit ma vonë, një kthesë e papritun e fatit më çoi në Tiranë – në një kohë e vend që sot ma shumë se rastësi, po më duket si vazhdimësi. Me emocione të përzime e ndjenjë të madhe përgjegjësie, e mora përsipër me ndërtu e me udhëheqë 42 Tirana – shkollën e parë të lartë të kodimit me mësim jotradicional në rajon. Vazhdim i një misioni që e kam nisë dikur – në një kontekst të ri, në shtëpinë teme të re, por prapë për shqiptarët.
Mbrëmë pata nderin me mirëpritë dhe shoqëru Presidentin Emmanuel Macron, Kryeministrin Edi Rama dhe themeluesin e 42 në Paris, Xavier Niel në përurimin e kampusit të ri. Bashkë me studentët e parë, ekipin, bashkëpunëtorë e miq, ndamë një natë që s’harrohet lehtë. Një mision që u arrit!
Tirana u bë pjesë e familjes globale të 42-shit – 55 kampuse në botë që e sfidojnë mënyrën tradicionale të mësimit. Këtu, në zemër të qytetit, n’Piramidën ikonike. Falë përkrahjes së Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Bashkia e Tiranës dhe Qendra Piramida, kjo shkollë është tanimë realitet.
Në vetëm tre muaj, mbi 2,000 regjistrime për 150 studentët e parë që nisin në tetor. Nji fillim që tregon shumë për nevojën e transformimit të edukimit dhe jep shpresë për mundësi të reja.
Në Prishtinë, çdo takim me ekipin e 42 e përfundoja atëherë me “Let’s do this!” – tash e them me zemrën plot: “We did it!” në Tiranë, e me një dëshirë që nuk shuhet – me e pa këtë vizion të gjallë edhe në Prishtinë.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...