“Transferi i Mudryk në Arsenal do të ndodh”
Autori: Gazeta inFokus
23:38 | 11 January 2023
Ish futbollisti i Arsenalit, Bacary Sagna ka theksuar se ai beson që Topçinjtë do ta kompletojnë transferin e Mykhailo Mudryk gjatë këtij janari
Topçinjtë janë në ndjekje të yllit të Shakhtar Donetsk dhe tashmë kanë pasur dy oferta të refuzuar, më e fundit 62 milionë funte. Derisa futbollisti dëshiron që të largohet, mbetet e paqartë nëse klubi i tij do ta lëshojë atë për një shumë më të vogël parash, pasi që ata kërkojnë një shumë tjetër të lartë.
Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Sagna ka thënë së marrëveshja pritet të kryhet së shpejti. “Ai do t’i bashkohet klubit. Mendoj që transferët në futboll janë edhe lojë nervash në mes të blerësit dhe shitësit. Shakhtar e di që kanë një futbollist cilësor dhe ata e dinë që Arsenali e dëshiron atë. Mendoj që do të ndodh, por më shumë mundësi në fund të merkatos”, tha ai për Lord Ping.
“Shakhtar do të vazhdojnë që të negociojnë deri në fund për të marrë sa më shumë para nga shitja e futbollistit të tyre, por ata e dinë dëshirën e lojtarit që t’i bashkohet atyre dhe nuk dëshirojnë që ta frustrojnë atë. Kjo është edhe një mundësi e mirë për ta për ta bërë një shitje të madhe dhe të investojnë në futbollistë të tjerë. Besoj që marrëveshja do të ndodh. Natyrisht, tifozët e Arsenalit do të ishin më të lumtur që kjo marrëveshje të ndodh më herët për shkak se ai do të ishte një ardhje e mirë në klub”.
Donetsk thuhet se dëshirojnë rreth 100 milionë euro për futbollistin e tyre, më shumë për shkak se kaq para pagoi Manchester United te Ajax për ta marrë Antony në verë. Megjithatë, Mudryk e ka bërë të qartë që dëshiron t’i bashkohet Topçinjve me disa postime në rrjetet sociale, gjë që ndihmon Arsenalin ta zbresë çmimin.


Me synimin e Arsenalit, Joao Felix që kaloi në Chelsea, Topçinjtë tani janë më të përcaktuar që ta marrin Mudryk dhe kjo marrëveshje pritet të ndodh gjatë dimrit.

T� tjera
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...
-
Dita e Alfabetit, Presidentja: Shqipja është trashëgimia e përbashkët, një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula tha se “Alfabeti i gjuhës shqipe ...
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...
-
Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi
Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të m...
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...

































