Sport

Trajneri i mirënjohur kosovar: Duhet përgëzuar FFK-në dhe klubet për organizim të suksesshëm të kampionatit

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 21 December 2020

Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj, ishte i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV për të analizuar ndeshjet e fundit të stinorin vjeshtor në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ish-trajneri i Ballkanit e ka përgëzuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe klubet për organizimin e suksesshëm të kampionatit vjeshtor gjatë pandemisë.

“Duke marrë parasysh situatën se si ishte këtë vit me pandeminë, mendoj se përveç federatës që duhet përgëzuar për organizimin dhe mënyrën se si e ka rregulluar dinamikën e ndeshjeve, duhet përgëzuar edhe klubet. Klubet duhet përgëzuar se me gjithë krizën ekonomike kanë bërë organizimet më të mira të mundshme për situatën siç ka qenë. Është kampionat i suksesshëm dhe më kualitativ sesa vitet e mëhershme”, tha Sermaxhaj.

-Advertisement-

Kampione vjeshtore e Superligës është shpallur Drita me 41 pikë, tri me shumë se Ballkani që ka përfunduar i dyti me 38-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera