Sport

Trajneri i Danimarkës tregon se a e ka nënçmuar Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 20 March 2019

Përzgjedhësi i Kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, së bashku me portierin Kasper Schmeichel po e mbajnë konferencën para ndeshjes me Kosovën.

Hareide ditë më parë për mediat daneze kishte thënë se  ndeshjen me Kosovën e sheh si stërvitje dhe se është i detyruar ta zhvillojë këtë ndeshje.

“Sikur të ishte varur prej meje, ne vetëm do të stërviteshim për ndeshjen e Zvicrës, por UEFA thotë se ne duhet të luajmë ndeshje. Për shembull, mund ta kishim zgjedhur Gjermaninë si një kundërshtar, por do të ishte një kundërshtar tepër i vështirë para ndeshjes së Zvicrës. Prandaj, pranuam të luajmë kundër një ekip të renditur më ulët dhe kemi gjashtë zëvendësime. Kështu që do të jetë një stërvitje e mirë për ne”, ka thënë Hareide, transmeton Insporti.com.

-Advertisement-

Ai është pyetur se a është e vërtetë deklarata e tij se ndeshja ndaj Kosovës do të jetë një stërvitje apo është keq interpretuar nga mediat në Kosovë.

Ai u përgjigj shkurt, duke thënë se është ndeshje trajnuese.

“Është ndeshje trajnuese, një ndeshje përgatitore për ndeshjen e radhës me Zvicrën. Stërvitore apo miqësore? Çka ka kjo rendësi, njëjtë – do të jetë ndeshje stërvitore”, tha Hareide.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera