Lajme

Kurti viziton përfituesin në veri: Gëzuar për sigurinë dhe jetën e re të familjes Haliti

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 09 June 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Xhevdet Halitin, banor i lagjes së Kroit të Vitakut në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është njëri nga 102 përfituesit e projektit për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive në katër komunat veriore të vendit, me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kurti, i shoqëruar nga Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, u prit ngrohtësisht nga Haliti dhe familja e tij.

“Në Kroin e Vitakut, bashkë me ministrat Xhelalin dhe Elbertin, na priti shumë ngrohtësisht z. Xhevdet Haliti. Ai ishte i kënaqur me nivelin e sigurisë dhe të lëvizjes së lirë, ndërsa ne shumë të gëzuar për të dhe familjen e tij,” shkroi Kurti.

-Advertisement-

Qeveria e Kosovës ka financuar projektin për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive në katër komunat veriore, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fuqizimin e sigurisë për qytetarët në atë pjesë të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera