Sport

Trajneri i Bjellorusisë: Shqipëria nuk e meritoi fitoren

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 19 November 2020

Kombëtarja e Shqipërisë dje mposhti Bjellorusinë me rezultat 3-2, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi që u zhvillua në ‘Air Albania’ në Tiranë u takoj ‘kuqezinjëve’. Golat për vendasit i realizuan Sokol Cikalleshi dy dhe Rey Manaj.

Pas disfatës së pësuar, trajneri i Bjellorusisë, Mikhail Markhel, ka deklaruar që sipas tij Shqipëria nuk e meritoi fitoren.

-Advertisement-

“Fatkeqësisht ne dështuam që të arrijmë objektivin tonë, por jeta vazhdon. Ne luajtëm nje gjysmë pjese shumë të mirë. Në fillim pësuam dy gola dhe pas kësaj ekipi filloi që të luante ashtu siç i thashë përpara ndeshjes. Kjo po ndodh me ne, deri në momentin që gjeli nuk kafshon, ne nuk luajmë në mënyrën që duhet. Ky është problemi më i madh. E vështirë që të flas pas kësaj humbje me Shqipërinë dhe mendoj se ishte e pamerituar. Djemtë luftuan dhe nderuan vendin e tyre. Ndoshta për momentin kjo është gjëja të më e rëndësishme” ka thënë Markhel.

Kujtojmë që pas kësaj fitore, Shqipëria ka kaluar nga Liga C në Ligën B./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera