Lajme

Trajkoviq thotë se Vuçiqi është financuesi kryesor i Veselinoviqit dhe Radoiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 13 February 2023

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia e drejtuar nga Aleksandër Vuçiq është financuesi kryesor i Veselinoviqit dhe Radoiçiqit.

Dyshja është e sanskionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria e Serbisë dhe Vuçiqi, për mendimin tim, janë financuesit kryesorë të Veselinoviqit dhe Radoiçiqit, të cilët përndryshe janë në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-së si kriminelë apo mafiozë transnacionalë dhe janë të dyshuar për krimin ndaj Oliver Ivanoviqit. Përkundër gjithë kësaj, ata ende marrin projektet më fitimprurëse nga qeveria e Serbisë dhe Ana Brnabiq”, ka thënë Trajkoviq gjatë një interviste për DW.

-Advertisement-

Ajo po ashut ka deklaruar se rruga e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë Evropa.

Sipas Trajkoviqit serbët në Kosovë janë të frikësuar nga strukturat krimianle serbe, ndërkaq në jug frikësohen siç pretendon ajo “ekstremistët shqiptarë”.

“Serbët poshtë Ibrit kohët e fundit ndjehen po aq të frikësuar, por më shumë nga sulmet që vijnë nga shqiptarët ekstremë” dhe prandaj është e nevojshme të parandalohet shembja e sigurisë dhe të rikthehet ndjenja e lirisë “sepse pa liri nuk ka përparim”, ka deklaruar ajo.

Trajkoviq është politikane serbe që kritikon shpesh kryeministrin Kurti, por edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera