Tragjedi në Itali/ Vdes 10 vjeçarja, mbyti veten me rrip për të realizuar sfidën e Tik Tok
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 22 January 2021
Itali – Një vajzë e vogël, e moshës 10 vjeçare humbi jetën për shkak të një sfide ekstreme në rrjetin social Tik Tok.
Ajo kishte kryer aktin ekstrem të mbytjes dhe përfundoi në koma, por mjekët në Palermo nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Në mes të tensionit për të vendosur se çfarë do të bënin, prindërit ranë dakord për heqjen e organeve.
Prokuroria ka hapur një dosje për të hetuar mbi historinë e fëmijës që humbi jetën si pasojë e lojës në Tik Tok. Mediat italiane bëjnë me dije se kishte vendosur një rrip në fyt dhe e kishte shtrënguar për disa minuta derisa u asfiksua.
Ndërsa hetuesit pritet të shqyrtojnë të gjitha mesazhet dhe bisedat në telefonin e vajzës së vogël për të mësuar nëse ka pasur ndonjë presion nga miqtë. Një zëdhënës i Tik Tok ka reaguar për ngjarjen e rëndë duke thënë: “Do të qëndrojmë pranë familjes së fëmijës dhe në dispozicion të autoriteteve. Ne po përballemi me një ngjarje tragjike dhe ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve dhe miqve të fëmijës. Siguria e komunitetit Tik Tok është përparësia jonë kryesore, ne jemi në dispozicion të autoriteteve kompetente për të bashkëpunuar në hetimet e tyre”.
Sfida e Blackout – Vajza e vogël mori pjesë në sfidën e Blackout, i cila i bën pjesëmarrësit të përpiqen të prekin kufirin midis jetës dhe vdekjes. Ata që marrin pjesë mbyten derisa të bie të fikët. Videot po përhapen në internet duke shpjeguar se si funksionon. Kjo gjë praktikohej me përdorimin e litarëve ose krahëve të vendosur rreth qafës. Sipas tyre, qëllimi do të ishte përjetimi i tronditjes së të qenit pa oksigjen sikur të ishit 7,000 metra mbi nivelin e detit ose në prag të vdekjes.
Të tjera
-
Ferat Shala bashkë me William Walker vizitojnë shtëpinë Muze në Poklek
Kandidati i PDK-së për deputet Ferat Shala bashkë me ambasadorin William Walk...
-
Kurti: Nuk besoj që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës
Kryeministri Albin Kurti derisa e ka quajtur të fortë marrëdhënien e Kosovës ...
-
Trump hakmerret ndaj Smith, shkarkon personat që punuan me prokurorin që ngriti akuzë penale ndaj tij
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkarkimin...
-
Dorëheqja e Millosh Vuçeviqit mund të mos i ndalë protestat në Serbi
Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq mund të mos jetë e mjaftueshm...
-
Kamberi për dorëheqjen e Vuçeviqit: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...
-
Dervishaj nuk ndal takimet me bizneset: Janë themeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
A është gjenerata e re forca që mund të ndryshojë Kosovën? Haradinaj beson në patriotët e rinj!
Haradinaj beson fuqishëm në gjeneratën e re të Kosovës, për të ata janë brezi...
-
Haradinaj përkujton Kadarenë në 89-vjetorin e lindjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëkohësisht kandidat për kryem...
-
U jepet lamtumira e fundit tre viktimave të aksidentit tragjik në Skenderaj (PAMJE)
Mijëra qytetarë sot përcollën për në banesën e fundit tre antarët e familjes ...
-
Vushtrria i jep mbështetje të madhe Rrezarta Krasniqit
Vushtrria i ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme kandidates për deputete...
-
Ferat Shala nga takimet: Programi i PDK-së mbështet fuqishëm ekspertizën e njerëzve të ndritur
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shtëpia e Bardhë ndërpret grantet dhe huatë – urdhri i radhës i presidentit
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistencat ...