Fokus

Trafikoi një vajzë të huaj e të mitur dhe deshi të e martojë me zor, Prokuroria jep detaje për rastin e gjilanasit që po akuzohet për trafikim

Autori: Samire Jaha 10:28 | 21 February 2023

Gazeta Infokus pak më parë ka raportuar se një burrë nga Gjilani ka tentuar që të e martojë një vajzë shtetase të huaj pa dëshirën e saj.

Viktima e këtij rasti që dyshohet se ka rënë pre e trafikimit të burrit nga Gjilani është e mitur.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zyrtarja për informim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

-Advertisement-

Ajo tha se i dyshuari A.R.XH, është ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Infokus.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana e juaj ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të pandehurin A.R.TH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Trafikimi me njerëz’’, ndaj viktimës së mitur, si dhe, ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, është përgjigjur Xheladini për Infokus.

Ndryshe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar se viktima, shtetase e huaj është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Gjilanasi tenton ta martoj me zor një grua të huaj, arrestohet nga policia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera