Lajme

Gjilanasi tenton ta martoj me zor një grua të huaj, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 21 February 2023

Një burrë në Gjilan është arrestuar të hënën mbrëma pasi që ka tentuar që të e martojë një femër  me shtetësi të huaj pa dëshirën e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9mm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  dërgohet në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera