Toure rrëzon mitin Guardiola: Pep ka probleme me afrikanët!
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 05 June 2018
Guardiola është një prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit, por duket se edhe ai e ka një cen.
Ai që e ka zbuluar për mediet është pikërisht një ish-mesfushor i “Citizens”, Yaya Toure, i cili ngre pretendimin se tekniku spanjoll i Manchester Cityt “shpesh ka probleme me afrikanët”.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë, i cili u largua nga City në muajin maj pas 8 vitesh qëndrimi në Manchester, thotë se me këtë deklaratë nuk dëshiron të bëjë akuza të drejtpërdrejta, por të paktën të “rrëzojë mitin” Guardiola, të cilin e përshkruan si “xheloz”.
“Ndoshta ne afrikanët nuk trajtohemi gjithmonë njësoj nga disa njerëz, në krahasim me disa të tjerë”, thotë Toure në një intervistë për “France Football”.
Kampionët më të rinj të Premier League refuzuan të komentonin deklaratat e Tourse. Por, përpara largimit të tij, Manchester City i vuri emrin e Touresë një prej fushave stërvitore, ndërsa zbuloi edhe një muze të tijin në një tjetër kompleks stërvitor.
Këtë verë përflitet se City do të nënshkruajë me futbollistin algjerian të lindur në Francë, Riyad Mahrez, nga Leicester City.
Toure, që luan me Bregun e Fildishtë, luajti nën urdhrat e Guardiolës për dy sezone te Barcelona, përpara se të shitej për 24 mln paund te City në vitin 2010. Ai fitoi 6 trofe në Angli, por luajti si titullar në vetëm një ndeshje të Premier League, këtë viti me Cityn, pikërisht ndeshjen e fundit sezonale të luajtur në shtëpi kundër Brightonit.
Përpara atij takimi, Guardiola do të shprehej se “Yaya kishte shkuar me ta në fillim të udhëtimit dhe ndodhen pikërisht në situatën e triumfatorit vetëm prej asaj që ka bërë ai”.
“Në ndeshjen ndaj Brightonit ne do t’i japim atij atë që meriton, një nga lamtumirat më të bukura që një futbollist mund të marrë”, do të shprehej katalanasi.
Toure luajti për 86 minuta ndaj Brightonit, ndërkohë që gjatë sezonit kishte luajtur edhe 142 minuta të tjera në kampionat. Megjithatë, ai pretendonte se “nuk ishte dobët fizikisht”, aq sa t’u kërkonte të dhëna trajnerëve të ekipit për të krahasuar statistikat e tij me ato të lojtarëve më të rinj.
Guardiola ka fituar 6 trofe si futbollist me Barcelonën, për të shtuar në “palmaresin” e tij edhe 7 të tjerë si trajner i tri skuadrave, katalanasve, Bayern Munchen dhe Manchester City.
“Nuk e di pse, por kam përshtypjen se ai ka qenë xheloz, më konsideronte mua si një rival. Apo sikur të isha duke i bërë hije. U tregua mizor me mua, aq sa më bëri të çoja nëpër mend nëse kjo që po bënte ishte pikërisht për shkak të ngjyrës sime. Nuk jam i pari që flas për diferenca në trajtimin e lojtarëve. Te Barça, edhe të tjerë e kanë pasur këtë dilemë. Kur kuptuam se ai ka shpesh probleme me afrikanët, kudo që shkon, atëherë i bëra vetes shumë pyetje. Ndaj, sot dua të jem i pari që të rrëzojë mitin e Guardiolës”.
Toure luajti në 22 ndeshje nën drejtimin e Guardiolës në sezonin 2016-2017, e pas kësaj kërkoi të qëndronte edhe një tjetër vit, por më pas nuk u trajtua siç duhej.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...