Sport

Tottenham – Arsenal, formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 02 March 2019

Java e 29 në Premierligë do të përcillet nën hijen e derbit Tottenham – Arsenal.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi pritet të jenë titullar në ndeshjen që do të zhvillohen nga ora 13:30 në stadiumin “Wembley”.

Unai Emery shpreson që ta ketë të gatshëm edhe Laurent Koscielnyn, që mori një goditje kundër Bournemouthit.

-Advertisement-

Hector Bellerin, Danny Welbeck dhe Rob Holding mungojnë që një kohë të gjatë.

Në anën tjetër, Pochettino nuk e di ende se sa gjatë do të mungojë Dele Alli për shkak të problemeve muskulore. Ai është jashtë që nga janari, ndërsa Eric Dier – që në dhjetor u operua për shkak të “zorrës qorre”, po vuan nga bajamet.

Jan Vertonghen mungoi kundër Chelsea për shkak të gripit, por duket të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme.

Tottenham [3-4-1-2]: Lloris; Alderweireld, Sanchez, Vertonghen; Aurier, Winks, Sissoko, Rose; Eriksen; Son, Kane.

Arsenal [3-4-2-1]: Leno; Sokratis, Koscielny, Mustafi; Maitland-Niles, Xhaka, Torreira, Kolasinac; Mkhitaryan; Aubameyang; Lacazette.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera