Kuzhina

Tortë çokollate

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 26 September 2017

Për patishpan: 8 ve, 8 lugë sheqer, 2 lugë miell, 150 gr arra të bluara, lëvore e portokalli e kaluar në rende.

Kremi: 6 të verdha të vesë, 2 të bardha të vesë, 8 lugë sheqer,100 gr sheqer pluhur, 250 gr gjalpë, 2 lugë kakao pluhur, 100 gr çokollatë.

Shurupi: 1 dcl ujë (7 lugë ujë), 100 gr sheqer, 1 lugë rum.

-Advertisement-

Glazura: 100 gr çokollatë, 3 lugë vaj

Çokollata shkrihet mbi avull. Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të shkrihet sheqeri dhe të krijohet një shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur edhe më tej.

Shtohet mielli dhe arrat e bluara lugë duke e përzier masën me lugë e jo me mikser. Hidhet pastaj çokollata e shkrirë dhe lëvorja e portokallit.

Masa derdhet në kallëp në formë zemre ose të rrumbullakët, të lyer me yndyrë dhe të përmiellur, ose të shtruar me letër të yndyrshme. Piqet në furrë me temperature 170 gradë C për 50 min.

Sherbeti vlohet 5 min. pastaj hidhet rumi. (Me këtë sherbet të ftohur spërkaten koret e patishpanit pasi të priten,e pastaj lyhen me krem).

Çokollata shkrihet në avull. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur deri sa të filloj të fryhet. Në enë të veçantë, mbi avull, tunden të verdhat e vezëve me sheqer gjersa të zbardhen dhe të shkrihet sheqeri.

Vezët i shtohen gjalpit të tundur duke i tundur së bashku gjersa masa të kompaktësohet. Një e treta e masës veçohet, kurse në pjesën tjetër shtohet çokollata e shkrirë mbi avull dhe kakaoja duke e tundur deri sa të bëhet e njëllojtë.

Patishpani i ftohur pritet horizontalisht, spërkatet me sherbet dhe lyhet me kremin me çokollatë, kurse mbi dhe anash lyhet me kremin e veçuar pa çokollatë.

Shkrihet çokollata mbi avull duke ia hedhur vajin dhe duke e përzier vazhdimisht. Glazura hidhet mbi torte duke e lyer tërë sipërfaqen dhe anash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera