Lajme

Tomë Gashi i bashkohet mbrojtjes së Nagip Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 08 May 2023

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot i është bashkuar ekipit mbrojtës të Nagip Krasniqit, kryeshefit të KEK-ut, i cili gjendet në paraburgim.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Krasniqi duhet të lirohet dhe padrejtësia ndaj tij duhet të përmirësohet.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Jo kalkulime por drejtesi!

Per z. Nagip Krasniqin duhet te kete drejtesi e jo kalkulime te Prokurorise

nen ndikimin e se ciles po bie edhe Gjykata.

Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtes te z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtes, se shpejti do te paraqesim ankese ne Gjykaten Supreme te Kosoves, e cila duhet ta liroje z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejte, i panevojshem, e i kunderligjshem!

Po flitet se Nagipi, ne KEK, plotve iu ka ndale tagjine, por une nuk po mundem ta besoj qe ata kane ndikim ne drejtesi.

Sa me shpejt qe Nagipi lirohet, aq me shpejt nje padrejtesi ndaj tij permiresohet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera