Rozë

Tjetër arritje për Arilena Arën, zgjidhet si një nga 8 vajzat më me influencë në botë për “Milan Fashion Week”

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 24 September 2020

Si çdo vit do të mbahet eventi i rëndësishëm i “Milan Fashion Week”, i cili kësaj radhe i është lënë në dorë stilistes së famshme kineze, Sara Wong.

Ndryshimi kryesor i këtij eventi është se këtë vit vjen në platformën online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Për Gratë e Fuqishme” është motoja e “Milan Fashion Week”, ku stilistja ka ftuar tetë femra të famshme ndërkombëtare dhe me më influencë në botë për të interpretuar koleksionin e ri.

-Advertisement-

Dhe e dini se mes këtyre 8 vajzave është edhe një shqiptare? Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur dhe të dashur për publikun, Arilena Ara, e cila si gjithmonë ka shkëlqyer.

Filozofia e këtij viti e Vogue dhe “Milan Fashion Week” është bërja bashkë e karakteristikave të ndryshme mes Lindjes dhe Perëndimit, duke nxjerrë në pah të bukurën mes të dy kulturave.

Arilena Ara flet për veshjen e saj, teksa duhet ta pranojmë se përzgjedhja e saj për të qenë pjesë e këtij kasti nuk është e rastësishme dhe sigurisht do i shërbejë edhe në të ardhmen.

Secila prej vajzave rrëfen filozofinë e ‘MAXRIENY BY SARA WONG’ dhe të gjitha të marra së bashku krijojnë një shfaqje të vërtetë mode që transmetohet në të gjithë botën këtë pasdite.

Ndërkohë në video, vetë krijuesja zbulon shtysat që e çuan atë të krijojë 20 veshje në koleksion, me kulturat e ndryshme dhe periudhat historike që kanë bashkëjetuar gjithmonë në veshjet e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera