“Thirrja e ambasadorit Hovenier duhet të merret me seriozitet”

Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 10 November 2022
Pas thirrjes së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, që Qeveria e Kosovës të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohësit e çështjeve politike thonë se thirrjet duhet të merren me seriozitet. Ndërsa, theksohet se tani është e rëndësishme që të punohet në marrëveshjen përfundimtare me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Faktori ndërkombëtar po vazhdon t’i bëjë thirrje Qeverisë së Kosovës që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këtë e kërkoi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, duke thënë se Qeveria duhet të nisë urgjentisht negociatat për këtë çështje, ndërsa thekson se Asociacioni nuk duhet të jetë diçka që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Profesori i negocimit ndërkombëtar në Paris, Valon Murtezaj, tha për Radio Kosovën se institucionet e Kosovës duhet t’i marrin seriozisht thirrjet e ndërkombëtarëve, derisa theksoi se tani është më e rëndësishme që të punohet në marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Është detyrë dhe përgjegjësi e Qeverisë dhe institucioneve të tjera të Kosovës që të merren me këtë çështje. Ajo çka është e rëndësishme është që të punohet në marrëveshjen përfundimtare me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe jo që të shkëputen segmente apo elemente të veçanta, duke krijuar copëza të ndryshme, sepse kjo pastaj e rritë potencialin për kompromis të cilat do të ishte e vështirë të ndaleshin njëra pas tjetrës. Prandaj, fokusi duhet të jetë në marrëveshje të përgjithshme, ku adresohet pastaj secili element veç e veç në këtë kuadër, përfshirë edhe Asociacioni dhe marrëveshje të tjera”, deklaroi Murtezaj.
Ndërkohë, profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Kosova nuk duhet të japë Asociacionin pa e marrë njohjen nga Serbia, pasi sipas tij, Serbia mund të kërkojë diçka tjetër më vonë.
“Nëse njohja e Kosovës nga Serbia ka me qenë vetëm premtim në të ardhmen, atëherë edhe asociacioni duhet të jetë vetëm premtim për të ardhmen dhe kurrsesi zbatim i menjëhershëm siç ka ndodhur me Planin e Ahtisarit. Është dashur vetëm të premtojë, të thotë që “po kur të na njohë Serbia, edhe ne do t’i krijojmë komunat me shumicë serbe siç jemi marrë vesh në Vjenë, e të tjera, të cilat Kosova vetëm i ka bërë e nuk mund të kthehet mbrapa”, deklaroi Spahiu.
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është paraparë me marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Por, në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti që shumë pika të kësaj marrëveshjeje janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Të tjera
-
Me mbështetjen e GIZ Kosova, thjeshtohet regjistrimi i foshnjave
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mori pjesë në lansimin e nismë...
-
Ambasada kosovare në Washington bën thirrje që Kosovën ta njohin edhe shtete tjera pas Kenias
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar shteti...
-
Akuzat e Demaliajt, Ramosaj: Janë nivel i ulët i debatit, ka kërkuar vetë që të largohet
Një nga personat më të zëshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin ...
-
Vrạsja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plạgosur
Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri...
-
Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinë
Alban Zogaj ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Prishtinë...
-
Mbështetësi i Kurtit që thoshte se e ka “krytë kompjuter” eskalon gjatë një emisioni -shan me nënë gazetarin
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Kosova Today”, një inci...
-
Konstituohet Bordi i Ri i Drejtorëve të KEK, Valdrin Krasniqi rizgjedhet Kryesues
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Valdrin Krasniqi është rizgjed...
-
Tërnava me apel për ndalimin e vrạsjeve në Kosovë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimi...
-
Presidenti i Letonisë në dijeni për mashtrimin që iu bë Kurtit, flasin nga presidenca letoneze
Kryeministri Albin Kurti ra pre e dy humoristëve rusë të njohur si Vovan dhe ...
-
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfu...
-
Reagon Dibran Hoxha pasi i hodhi tortën “15%”, Ymer Fejzullahut të ZRRE-së: Shtrenjtimi nuk kalon
Analisti Dibran Hoxha sot në shenjë proteste kundër shtrenjtimit të energjisë...
-
APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëv...