Presidenti i Letonisë në dijeni për mashtrimin që iu bë Kurtit, flasin nga presidenca letoneze

Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 27 March 2025
Kryeministri Albin Kurti ra pre e dy humoristëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus, të cilët iu prezantuan atij si presidenti i Letonisë në një bisedë me video.
Gjashtë ditë pas vizitës së presidentit të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, dy komedianët rusë Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, dje publikuan një video të bisedës me kryeministrin Albin Kurti ku u prezantuan si presidenti i Letonisë. Megjithatë, biseda ishte zhvilluar dy ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, siç sqaroi më pas Zyra e Kryeministrit.
Për këtë incident Presidenca letoneze në një përgjigje për Gazetën Express tha se janë në dijeni dhe se e dënojnë këtë akt si formë të propagandës ruse.
“Ne jemi në dijeni për këtë incident dhe dënojmë taktika të tilla si një formë e propagandës ruse dhe dezinformimit”, tha zëdhënësi i Presidencës së Letonisë, Dāvis Doršs.
Në arsyetimin e incidentit, edhe Zyra e Kryeministrit dje e konsideroi këtë akt si target i dezinformatave ruse.
“Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”.
Në arsyetimin e incidentit, Qeveria e Kosovës tha se meqë ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve, derisa po pranonin mesazhe urimie “për shkak të kohës” nuk kanë mundur të kryejnë verifikimet e plota dhe kanë rënë në kurthin e komedianëve rusë.
Më 20 mars, Rinkēvičs u prit në Prishtinë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën zhvilloi një takim dhe më pas mbajti një konferencë për media. Po ashtu, gjatë vizitës së trupave letonezë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, ai u takua edhe me komandantin Enrico Barduani. Por, takim s’pati me kryeministrin e Kosovës.
Për mungesën e këtij takimi me Kurtin, Presidenca letoneze tha se nuk u ndodhi për shkak se Rinkēvičs zhvilloi një vizitë të shkurtër në Kosovë.
“Kjo ishte një vizitë e shkurtër pune ku presidenti Rinkēvičs u takua me homologen e tij në Kosovë – Presidenten Vjosa Osmani, më pas vizitoi ushtarët e KFOR-it dhe u takua me komandantin Barduani. Takime të tjera nuk ishin planifikuar në këtë vizitë të shkurtër”, thuhet në përgjigje.
Në vizitën e tij në Kosovë presidenti i Letonisë solli mesazhin e shteti të tij për mbështetjen e integrimit të Kosovës bë Bashkimin Europian dhe në Këshillin e Europës.
“Letonia mbetet e përkushtuar për të mbështetur procesin e reformave të Kosovës dhe miraton heqjen e masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës”.
Në konferencën e përbashkët me Osmanin, Rinkēvičs folir edhe për mospajtimin e tij për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Duhet të hiqen masat kufizuese, nuk e di nëse do të shënohet përvjetori i dytë i këtyre masave, por qëndrimi i Letonisë është i qartë, masat kufizuese duhet të largohen dhe do ta vazhdojmë të avokojmë për këtë”

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...