Lajme

Therja e nxënësve në Drenas, Uka nga QKUK: Gjendja e tij është stabile, ka plagë në qafë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 16 February 2023

Një person ka mbetur i therur me thikë pas një përleshje mes nxënësve në një shkollë të Drenasit.

I njëjti tashmë është transferuar për mjekim në QKUK, ku shefi i repartit intensiv, Shaqir Uka, tha se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Është një djalë i ri që ka pësuar një lëndim me thikë në qafë në regjionin e djathtë. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe vazhdon të marrë të gjithë tretmanin mjekësor”, është shprehur Uka për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se pas ekzaminimeve, aktualisht po monitorohet në mjekimin intensiv.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar dy persona të mitur, ndërsa i treti është në kërkim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera