Lajme

Thaçi: Nder i madh të jem Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 14 December 2018

(I plotësuar) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është treguar emocional kur ka përshkruar rrugëtimin e FSK-së në ceremoninë e sotme festive, që është mbajtur për nder të ndryshimit të mandatit të FSK-së, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste të ndryshme dhe ka kryer detyra të ndryshme.

“Por, ndër ato që më jep më së shumti nder e kënaqësi është të jem Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Presidenti ka thënë se sot shikon drejtë çdo ushtari të FSK-së, pa dallim përkatësie etnike e pa dallim gjinie, duke ditur se ata kanë në zemër Kosovën dhe të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë.

“I shikoj, si çdo qytetar i Kosovës, me respekt, me nderim e me krenari. Dhe ju kërkoj që t’i shërbejnë me nder e me përgjegjësi Kosovës sonë, që me aq mund e kemi ndërtuar. Urime ushtarë detyrat e reja. Gëzuar ushtria, Kosovë”, ka thënë Thaçi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera