Thaçi i kërkon BE-së t’i bëjë trysni Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 27 April 2017
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në tubimin qytetar në Mejë të Gjakovës për shënimin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës.
Thaçi ka thënë se më 27 prill, në ditën kur forcat ushtarake dhe policore serbe vranë dhe masakruan 377 qytetarë të pafajshëm në Mejë të Gjakovës.
“Sakrifica dhe dhimbja e madhe e Mejës është ajo që përmbylli Javën e të Pagjeturve dhe të viktimave të terrorit shtetëror serb anekënd Kosovës, si në Qirez e Likoshan, në Prekaz, Reçak, Krushë, Izbicë, Rezallë, Çikatovë, Poklek, Qyshk e kudo ku pësuan banorët e pafajshëm në vitet e luftës. Liria dhe pavarësia e Kosovës në themelet e saj ka gjakun dhe jetën e dëshmorëve dhe martirëve. Prandaj për dëshmorët dhe martirët e Kosovës nderimi institucional është i përjetshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ai tha se do të përkulemi gjithmonë me respekt dhe pietet të thellë para secilit dëshmor dhe martir.
“Liria, demokracia dhe çdo vlerë e ndërtuar me mund dhe sakrificë në Kosovën e lirë, nuk është e plotë pa dënimin e kriminelëve për personat e vrarë, të masakruar dhe pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të varrosurve brenda dhe jashtë Kosovës”, tha presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit theksoi se vlerëson punën e të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që kanë bërë deri më tani për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Por, sipas tij, familjet e personave të pagjetur me të drejtë kërkojnë që të bëhet më shumë për zbardhjen e së vërtetës për më të dashurit e tyre.
“Ata me të drejtë kërkojnë ta dinë përfundimisht se kush kanë qenë urdhërdhënësit zyrtarë dhe ekzekutuesit e krimeve në periudhën 1998-1999. Institucionet vendore, shoqatat dhe komisionet për personat e pagjetur kanë bërë aq sa kanë lejuar kapacitetet e tyre në këtë drejtim. Përpjekjet për të ndriçuar çdo rast të krimit mbi civilët e pafajshëm nuk do të ndalen asnjëherë. Por, ajo çka mbetet jashtë mundësisë së ndikimit të institucioneve tona, i takon bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë trysni serioze tek Beogardi zyrtar, i cili posedon arkivat dhe të dhënat e sakta të veprimeve të ushtrisë dhe policisë serbe”, shtoi presidenti Thaçi.
Në fund, presidenti Thaçi tha se Kosova dhe qytetarët e saj kanë një orientim të qartë politik e strategjik dhe integrimi në BE, në NATO dhe OKB është vizioni dhe ardhmëria e Kosovës.

Të tjera
-
Sekretari i OKB-së paralajmëron luftë më të gjerë: Shanset për paqe në Ukrainë po zvogëlohen
“Perspektivat për paqen në Ukrainë vazhdojnë të zvogëlohen, shanset për përsh...
-
Perëndimorët i druhen një konflikti Kosovë-Serbi nëse nuk nënshkruhet marrëveshja
Situata mbetet e tensionuar në veri, pasi fuqitë perëndimore ndihmuan në zgji...
-
Pranimi i planit franko-gjerman nga Kurti: Si e komentojnë analistët politik!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak,...
-
A po rikthehen reduktimet? KEDS lëshon alarmin
KEDS përmes një njoftimi ka apeluar për kursim të energjisë elektrike. Siç th...
-
Paralajmërimi i frikshëm i Baton Haxhiut: Pas Asociacionit, vjen diçka më e rëndë për Kosovën
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se themelimi i Aso...
-
Greqia dhe Turqia rifillojnë marrëdhëniet diplomatike pas tërmetit
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë nxitur kontaktin e parë të drejtpërdrejtë...
-
A ka kërkesë për Asociacion nga boshnjakët në Kosovë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i ka reaguar deputetit serb, Usam...
-
Skandal në Durrës, prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës, Babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës tek një f...
-
LAJMI I FUNDIT: Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e As...
-
Beqa e fton Kurtin urgjentisht në Kuvend: Çka ke pranuar o Albin?
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka reaguar pasi kryeministri Albin ...
-
Rritet bilanci, 3000 të vdekur nga tërmeti në kufirin Turqi-Siri
Ka shkuar në 3000 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si...
-
Fatkeqësi mbi fatkeqësinë në Siri, gazetari: Ndërkombëtarët nuk ndihmojnë dot të prekurit nga tërmeti, shteti nuk i lejon
Siria që u godit rëndë nga tërmeti këtë të hënë në mëngjes është në një katas...