Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës
Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 11 August 2026
Seanca për dhënien e verdiktit final në Hagë do të mbahet më 16 shtator. Kryegjyqtari vendimtar, Charles Smith, me këtë rast ka urdhëruar palët që të mos dërgojnë më parashtresa për rishiqimin tjetër të paraburgimit, i caktuar sipas afateve më 9 tetor të vitit 2026, gati një muaj pas verdiktit.Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër tij dhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Për të fundit herë para verdiktit të 16 shtatorit, Trupi Gjykues ka refuzuar lirimin e tij me kusht duke marrë vendim që për të 27-tën herë atij t’i vazhdohet ndalimi.Në vendimin e datës 10 gusht, Trupi Gjykues si arsye kryesore të vazhdimit të paraburgimit deri në fund të procesit ka dhënë pretendimin se Thaçi mund të ndikojë në proces apo në dëshmitarë. Shton, se “s’ka rrezik se Thaçi mund t’i ikë drejtësisë nëse lirohet”.“Paneli përfundon se, në këtë kohë, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një konstatim se z. Thaçi mund t’i shmanget drejtësisë nëse lirohet.
Megjithatë, Paneli është i kënaqur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi do të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe se ai do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë prova në këtë çështje”, thuhet në vendimin e Trupit Gjykues.Seanca për dhënien e verdiktit final në Hagë do të mbahet më 16 shtator.
Kryegjyqtari vendimtar, Charles Smith, me këtë rast ka urdhëruar palët që të mos dërgojnë më parashtresa për rishiqimin tjetër të paraburgimit, i caktuar sipas afateve më 9 tetor të vitit 2026, gati një muaj pas verdiktit.“Paneli vëren se, në përputhje me nenin 41(10), shqyrtimi i ardhshëm i paraburgimit të z. Thaçi, në parim, është i caktuar të bëhet të premten, më 9 tetor 2026, përveç nëse Aktgjykimi i Gjykimit shpallet ndërkohë.

Duke pasur parasysh se seanca për shpalljen e Aktgjykimit të Gjykimit është caktuar për të mërkurën, më 16 shtator 2026, Paneli konsideron se, në këtë fazë, nuk është e nevojshme të urdhërojë Palët të dorëzojnë parashtresa lidhur me shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit të z. Thaçi”, thuhet më tutje në vendim.DOKUMENT:
Ish-Kryetarit të shtetit i është vazhduar paraburgimi edhe në çështjen ku ai akuzohet për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale. Një vendim i ri pritet të merret në shtator.Aty palët janë urdhëruar që deri më 14 shtator më së largu të dorëzojnë komentet për çështjen e paraburgimit.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...

































