Lajme

Thaçi: Abazi ishte në Kopaonik tri herë, takoi zyrtarët e qeverisë së Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 03 June 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka qenë tri herë në Kopoanik të Serbisë, ku edhe zyrtarët e Serbisë aty.

“Abazi ka shkuar në Kopoanik të Serbisë, është takuar tri herë me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë, zyrtarë të sigurisë, e cilat kanë qenë bisedat, mbetet të shtetit”, thotë Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se Abazi e bleu postin e zëvendëskryeministrit nga Kurti pak para zgjedhjeve.

-Advertisement-

“Haki Abazi ia ka blerë postin e zëvendës kryeministrit pak para zgjedhjeve”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu, presidenti tregoi edhe burimin e këtij informacioni.

“Flas mbi dëshmitë e institucioneve përkatëse të sigurisë”, shtoi Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera