Lajme

Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 20 May 2024

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do të bëhet direkt nga Ministria e Arsimit. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se problem vazhdon të mbetet keq menaxhimi i testimit.

Testi i Arritshmërisë edhe këtë vit shkollor do të mbahet dy ditë. Në ditën e parë nxënësit pritet t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë në lëndët shkencore.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se mbi 23 mijë nxënës pritet t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

-Advertisement-

“Testi i Arritshmerisë edhe këtë vit planifikohet të mbahet dy ditë. Nxënësit do t’i nënshtrohen testimit më 25 qershor në ditën e parë, kurse më datë 28 qershor në ditën e dytë. Këtë vit këtij testi pritet t’i nënshtrohen 23 mijë e 200 semimaturantë”, tha ai

Tutje, Elezaj tha së për herë të parë këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasë do të bëhet nga Ministria e Arsimit.

“Si zakonisht testi organizohet në koordinimi më komunat. Komunat janë përgjegjëse për organizimin e qendrave të testimit dhe të caktimit të administruesve të testimit. Ndërsa, caktimin e nxënësve nëpër salla do ta bëjë ministria. Nxënësit e klasave dhe shkollave të njëjta nuk do të jenë bashkë në të njëjtën sallë të testimit. Pra, do të përzihen dhe nuk do të jenë më shumë së dy tre nxënës të njëjtës klasë në sallën e testimit”, tha Elezaj.

Keq menaxhimin e testimit njohës të arsimit po vazhdojnë ta shohin si problem të vazhdueshëm. Rinor Qehaja nga Instituti,“ Edguard” i tha Radio Kosovës së në procesin e testimit ka shumë neglizhencë në administrim.

“Po të administrohej mirë ky testim, do të kishte kuptim. Mirëpo, në situatën në të cilën jemi, ku ka neglizhencë në administrim dhe shpërdorime të mëdha nga nxënësit, më e arsyeshme do të ishte që ky testim të organizohej pa vlerësim me pikë. Mirëpo, organizimi duhet të bëhet vetëm si orientim për të kuptuar nxënësit se në cilat profile kanë aftësi e shkathtësi më të mira kundrejt të tjerëve”, tha Qehaja.

Më 25 qershor nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, me 28 qershor do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji. Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta ky rezultat do t’ u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera